Në Londër, arrestohet për herë të dytë Ilir Kumbaro

Londër, 25 gusht - Arrestohet në Londër për herë të dytë ish-kreu i SHIK-ut Ilir Kumbaro i akuzuar për zhdukjen e bisnesmenit nga Maqedonia Remzi Hoxha duke rikthyer vëmendjen në dosjen e bujshme të viteve të fundit.
Burime nga policia e shtetit shqiptar konfirmojnë arrestimin e Kumbaros ditën e djeshme nga ana e skuadrës së Scotland Yard. Po sipas të njëjtave burime mësohet se Kumbaro është arrestuar pas 1 javë vëzhgimi nga Scotland Yard për llogari të drejtësisë shqiptare, pas një urdhër arresti të dytë ndërkombëtar si dhe masës së sigurisë arrest me burg dhënë nga gjykata e Lartë, raporton BalkanWeb.
Ndërkohë që pala britanike nga ana e saj pret kërkesën e dytë të palës shqiptare për ekstradimin e ish-kreut të shikut brenda muajit gusht.
Ilir Kumbaro u arrestua për herë të parë po në Londër në shtator të vitit 2008 dhe u lirua në dhjetor të vitit 2009, pasi gjykata e Lartë në Tiranë vendosi mandatin e parë të arrestit të pavlefshëm pasi i kishte kaluar afati. Ilir Kumbaro akuzohet për një sërë akuzash që kanë të bëjnë me rrëmbimin dhe zhdukjen e Remzi Hoxhës, torturimin e Zizo Kristopullit dhe Avdyl Loshajt përfshi shpërdorim detyre ndërkohë që në dosjen e Remzi Hoxhës janë përfshirë dhe emrat e agjentëve Arben Sefgjini, Budjon Meçe dhe Avni Koldashi.