E Diel, 1 Nëntor 2026

Trafiku makinave, sekuestrohen tre automjete dhe paditen pronarët e tyre

Tiranë, 25 gusht, NOA Tre persona janë paditur nga Policia e Tiranës në Prokurori për trafikim makinash. Burime nga policia bënë të ditur për Agjencinë NOA se nga kontrollet e agjentëve të Policisë Rrugore është bërë i mundur identifikimi i tre makinave që kanë rezultuar të vjedhura në vende të ndryshme.

Makina e parë është një automjet tip Benz Mercedez Furgon, me targë TR 7157 T.

Nga verifikimet e bëra makina rezultoi e vjedhur jashtë kufijve të Shqipërisë, në një nga vendet e BE.

Mjeti i dytë i sekuestruar nga policia është një model Honda, me targë TR 630 F.

Ndërsa makina e tretë është model Volzvagen , me targë TR 7994 L. Ky automjet është vjedhur në Bullgari me datë 23 shkurt të vitit 1998.

a.k/NOA

Më shumë nga Kronika

Të gjitha ›