Ngjarje e rëndë në Lezhë, vret ish-vjehrrin dhe plagos gruan
Lezhë, 26 gusht, NOA Një ngjarje e rëndë ka ndodhur paraditen e sotme në qytetin e Lezhës. Një person ka qëlluar mbi ish vjehrrin e tij duke i shkaktuar vdekjen dhe ka plagosur ish-gruan më të cilën kishte dy muaj që ishte divorcuar.
Korrespodenti i Agjencisë NOA në Lezhë njofton se viktimat quhen Fran Vuksani dhe Lindita Voksani, ndërsa autori i ngjarjes është Ludovik Murri. Ngjarja ka ndodhur pas një debati të rëndë mes dy ish bashkëshortëve. Në debat e sipër, Murri ka nxjerrë armën dhe ka qëlluar mbi të dy me qëllim për ti vrarë.
Fran Vuksani ka humbur jetën menjëherë si pasojë e plagëve të marra nga arma e zjarrit. Ndërkohë që Lindita Vuksani ka mbetur e plagosur. Ajo është dërguar menjëherë në Spitalin Ushtarak në Tiranë, ku po merr dhe ndihëm e duhur mjekësore.
Ende nuk janë bërë të njohura arsyet e vërteta që kanë çuar Murrin në këtë vendim ekstrem. Pritet që përmirësimi i gjendjes shëndetësore të Lindita Vuksanit të bëjë të mundur dhe zbardhjen e plotë të ngjarjes.
Ndërkohë që policia është vënë në kërkim të Ludivik Murrit, i cili është larguar menjëherë nga vendi i ngjarjes.
a.k/NOA