E Diel, 1 Nëntor 2026

Premtimi: Ulim tatimin dhe shpejtojmë rimbursimin

Referenca doganore dhe rimbursimi i TVSH konsiderohen elementet kyç për aktivitetin e biznesit privat, të cilat nuk morën zgjidhje në mandatin qeverisë të të djathtëve. Për këtë qëllim, Ministria e Financave planifikon ndreqjen e disa gabimeve dhe përmirësimin e situatës gjatë mandatit të dytë qeverisës, në rast se fiton zgjedhjet. Duke iu përgjigjur disa shqetësimeve të biznesit, zv.ministri Florion Mima premtoi se, "në rast vonese më shumë se 30 ditë të rimbursimit të TVSH-së, biznesi ka të drejtë të ndërpresë pagesën e taksave". Një tjetër premtim lidhet me uljen e tatimit mbi korporatat, si dhe reduktimin e referencave doganore. "E pranojmë se përdorimi i referencave nuk është mjeti i duhur, por më besoni që jemi të detyruar, për shkak të sjelljes joreale që bën ndonjëherë biznesi", tha Mima, duke shtuar se përdorimi i referencave është ulur nga 76% në 25%.


Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›