Plagosen 32 police

Ministri i Punëve të Brendshme Bajram Rexhepi ka konfirmuar se 32
pjesëtarë të Policisë së Kosovës janë lënduar ndersa penguan kalimin në
Kosovë të një grupi serbësh, ne piken kufitare në Mërdare.
Ministri Rexhepi i ka delaruar Radio Europës së Lirë se bëhet fjalë për lëndime të shkaktuara me gurë, që ky grup serbësh kishte hedhur në drejtim të policisë së Kosovës. Ai tha se kishte edhe të shtëna armësh, por nuk janë shënuar plagosje të pjesëtarëve të policisë nga këto të shtëna.
"Kemi kthyer një grup të njohur si Delije apo simpatizante futbolli të Cervena Zvezdes, që njihen si nacionaliste dhe me atë rast janë lenduar disa policë, kryesisht bëhet fjalë për lëndime me gure”, i ka thënë Radios Evropa e Lirë, ministri Rexhepi.“Janë dëgjuar edhe të shtëna me armë zjarri, por ato kanë qenë në anën e Serbisë", theksoi ai.