E Mërkurë, 4 Nëntor 2026

Plagosen dy persona me thikë në Shkodër, shkak dyshohet një konflikt çasti në rrugë

Një plagosje me thikë është shënuar pasditen e kësaj të premte në qytetin e Shkodrës.

Dy persona, me iniciale G.M dhe A.F, kanë mbetur të lënduar dhe janë dërguar në spitalin rajonal të Shkodrës.

Gazetari i Vizion Plus Bepin Kolvata bën me dije se policia ka mbërritur në vendngjarje, ndësa ka identifikuar edhe autorin, që dyshohet të jetë shtetasi me iniciale E.K.

Nga informacionet paraprake dyshohet si një grindje e çastit në rrugë. Ngjarja ka ndodhur në afërsi të stadiumit “Loro Boriçi”.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›