Ambasada amerikane mbeshtet qeverine e Kosoves
Ambasada amerikane ne Prishtine ka mirepritur vendimin e qeverise se Kosoves ne largim per te shtyre pagesen e rritjes se pagave derisa Parlamenti te miratoje buxhetin e vitit 2011.
Ne nje deklarate te zevendesambasadorit amerikan Michael Murphy thuhet se vendimi i kryeministrit tregon respekt per sundimin e ligjit dhe rendin kushtetues ne Kosove. Udheheqja kerkon marrjen e vendimeve te veshtira. Sot kryeministri tregoi se qeverisja e mire eshte perparesi e Kosoves. Ky ishte vendim i drejte thuhet ne reagim ne te cilin shprehet besimi ne garancite e kryeministrit se qeveria do te vazhdoje angazhimin e saj per sherbyesit publike te Kosoves.
Sipas zevendesambasadorit Murphy rritja e vazhdueshme ekonomike dhe zhvillimi i Kosoves varen nga partneriteti i forte me aleatet e saj dhe instictucionet financiare nderkombetare. Sot Kosova ka treguar se eshte nje partner i forte dhe i besueshem thuhet ne reagimin e zotit Murphy.