E Shtunë, 31 Tetor 2026

Ne Shqiperi pritet te mberrije Miroslav Lajcak

Ne Shqiperi pritet te mberrije te enjten Miroslav Lajcak i derguari i perfaqesueses se larte te Bashkimit europian per politiken e Jashtme dhe Sigurine Catherin Ashton.

Kete e beri te njohur sot zedhenesja e zonjes Ashton ne Bruksel sipas te ciles i derguari europian do te perpiqet te nxise rikthimin e dialogut politik ne Shqiperi.

Me heret kryetari socialist Edi Rama ishte shprehur I gatshem per te mirepritur ndermjetesimin nderkombetar duke saktesuar se opozita i qendron gjithnje dialogut per gjetjen e nje zgjidhjeje afatgjate.

Por nga shumica ne pushtet kryetari i grupit parlamentar Astrit Patozi u pergjigj duke saktesuar se me pare duhet te dalin sipas tij pergjegjesit e grushtit te deshtuar te shtetit.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›