E Diel, 1 Nëntor 2026

Plagosen në një aksident dy aktorë të njohur

Ngjarja ndodhi mëngjesin e sotëm (04:00), kur aktorët e teatrit “Aleksandër Moisiu” në Durrës, Hervin Çuli, Eralda Çaushi dhe shoferi E. Sh, janë përplasur për shkak të lagështisë në rrugë.

Për pasojë, tre personat kanë përfunduar në Spitalin Ushtarak të Tiranës, ku ndodhen jashtë rrezikut për jetën. Policia e Durrësit bëri të ditur se edhe shpejtësia e madhe me të cilën udhëtonte automjeti ka qenë shkak për aksidentin.

Dy aktorët kanë premierë në teatrin e Durrësit me veprën ‘Sweta 51 në hotel piazza’, premierë e cila me sa duket do të shtyhet. /Start/

                                                                                             2011-10-08 10:08
   

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›