Së shpejti nis puna për By-Pass-in e Fierit

By-Pass-i i Fierit do të jetë një rrugë interurbane me gjatësi 22 km, në një gjerësi 22m, me 4 korsi dhe me pjerrësi maksimale prej 7%.”, ka thënë përfaqësuesi i kompanisë italiane Sintagma, Francesco Rozati.
Projekti, parashikon ndërtimin e 3 urave, 4 kryqëzimeve me disnivel, 2 gjysmëkryqëzimeve dhe 21 nënkalimeve, ndërkohë që shpejtësia e lëvizjes është llogaritur me 120 km/orë, ku janë mbajtur parasysh të gjitha impaktet,mjedisore,social, turistik e kulturor. Kjo normë shpejtësie do ta bëjë segmentin rrugor Mbrostar-Levan të përshkueshëm për 15 minuta nga 50' që është momentalisht,duke përmirësuar ndjeshëm fluksin e qarkullimit.
Në projekt është përfshirë edhe ndërtimi i një segmenti rrugor 4 km i gjatë që do të lidhë Apoloninë me BY-PASS-in e Fierit, si dhe ngritja e një pike informacioni turistik në afërsi të parkut të Apolonisë. Projekti, i cili është në inventarin e DPRR dhe financohet nga BERZH, në vlerën rreth 60 milionë euro dhe do të prekë rreth 626 prona dhe 6 objekte banimi, për të cilat është caktuar çmimi i m2 të tokës dhe fermerët kanë nisur procedurat e aplikimit.
Ndonëse puna për ndërtimin e tij ka nisur në vitin 2004, projekti ka ndryshuar disa herë për shkak të shtimit të sipërfaqes së parkut të Apolonisë dhe ndryshimit të legjislacionit Evropian në lidhje me ndërtimin e rrugëve në vitin 2008", tha Rozati. /Start/
2011-10-08 10:24