E Diel, 1 Nëntor 2026

Sekuestrohet 13 kg drogë në Kakavijë, arrestohet 25-vjeçari

Për këtë rast, policia ka arrestuar shtetasin Erjon Trifoni, 25-vjeç, emigrantë në Athinë, ndërsa siguruar sasinë e drogës në Shqipëri, e cila sipas të dhënave të policisë ka një vlerë prej 13 mijë eurosh.

Policia kishte marrë informacione paraprake për 25-vjeçarin nga Fieri, dhe më pas ishte vënë në ndjekje ku në pikën e kalimit kufitar të Kakavijës, autobusi është kontrolluar imtësisht.

Policia zbuloi drogën brenda një valixheje, ku më pas u mësua se i përkiste të riut. Ky i fundit ka lajmëruar një tjetër shtetas me anë të sms-së se ishte arrestuar bashkë me drogën.

Tashmë policia ka nisur hetimet për të zbardhur lidhjet e 25 vjeçarit me persona të tjerë të përfshirë në trafikun e drogës, ndërsa materialet iu dërguar për hetimet të mëtejshme Prokurorisë së Krimeve të Rënda. /S.Ll/Start/

                                                                                             2011-10-08 11:18
   

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›