Një virus prek avionët pa pilot të ushtrisë amerikane?

“Një virus informatike ka prekur kabinat e pilotimit të avionëve amerikanë ‘Predator’ dhe ‘Reaper’, duke regjistruar të gjitha komandat e pilotëve kur ata kryejnë në distancë misione në Afganistan dhe në zona të tjera në konflikt”, shkruan revista në faqen e saj të internetit.
Sipas revistës, zyrtarisht nuk ka pasur asnjë rrjedhje informacioni konfidencial jashtë bazës për shkak të këtij virusi, i cili nuk i ka penguar pilotët të kryejnë misionet e tyre.
“Specialistët nuk e dinë nëse virusi është futur qëllimisht apo aksidentalisht”, thuhet në artikull, ku theksohet se shumica e misioneve të këtyre avionëve ishin kryer nga pilotë të bazës Creech.
Sipas gjasave, virusi është futur në kompjuterët e bazës përmes hard-disqeve të jashtëm, që pilotët përdorin për të transferuar informacionet nga një post në tjetrin.
Teknikët e Creech me sa duket kanë shumë vështirësi në largimin e këtij virusi, i detektuar fillimisht para dy javësh, sipas “Wired”.
“Ne e eliminojmë, por ai shfaqet sërish. Ne mendojmë se nuk është shumë i rrezikshëm, por në fakt nuk dimë asgjë për të”, shkruan revista, duke cituar njërin prej burimeve.
Avionët pa pilot përdoren rregullisht nga ushtria amerikane apo CIA për operacione ushtarake zbulimi apo bombardimi, zyrtare ose sekrete.
/Start/E.B/
2011-10-08 22:32