E Shtunë, 31 Tetor 2026

Shuhet akademiku Hamit Beqja

Eshte ndare nga jeta profesor Hamit Beqja, nje nder emrat e rendesishem te zhvillimit akademik te vendit. Sociologu qe gjithe jeten ia kushtoi studimit te shoqerise dhe publikoi nje sere veprash profesionale, u nderua dje me homazhe dhe u percoll ne banesen e fundit duke lene pas kujtimin e nje karriere shume te gjate studimore.

Per veprimtarine shkencore e botuese, Hamit Beqja, ne vitin 1970 ka marre titullin "Profesor", ne vitin 1984 i eshte dhene titulli "Mesues i Popullit", ne vitet 80-te ka fituar dy cmime te Republikes dhe ne vitin 1988 eshte zgjedhur anetar i Akademise se Shkencave te Republikes se Shqiperise. Nga ky vit ai mban titullin "Akademik". Asambleja e Institutit te Sociologjise, me 21 nentor 2006 e ka zgjedhur Kryetar Nderi te tij. Hamit Beqja ka studiuar per psikologji e pedagogji ne Institutin Pedagogjik te Moskes, ne periudhen 1949 - 1953 dhe per rreth 40 vjet, duke filluar nga viti 1954 e deri sa doli ne pension, me 1993, ai ka qene pedagog, kryesisht ne Universitetin e Tiranes. Per me shume se gjysme shekulli eshte marre me krijimtari socio-psikologjike e socio-pedagogjike. Ka botuar mbi dyzete libra te shkencave sociale dhe rreth 500 artikuj ne gazeta per arsimin, historine, kulturen, pedagogjine, psikologjine (sidomos ate sociale edhe etnike), sociologjine (sidomos ate te kultures e te edukates) etj. Ne planin sociologjik, ne kete teme qendrore, ne krijimtarine e tij ka aq shume nderthurje, problemet e pergjithshme sociologjike e te kohes; shqiptare dhe evropiane; aktuale dhe historike; shoqerore dhe natyrore; pjellat e tokes, bujqesore dhe blegtorale; edhe ato kulturore, edukative, zakonore (ta zeme te breznive), fetare, te karakterit kombetar e nderkombetar. Veprimtarine shkencore e botuese ai e ka shtjelluar ne librin "Gjurme jete, shkrime autobiografike (2004), ideja qendrore e te cilit eshte individualiteti i spikatur dhe i nderlikuar i jetes se tij. Nder botimet e tij permendim: "Psikologjia" (1959, 1963, 1965); "Historia e pedagogjise" (1965); 1965); Rreth disa kontradiktave ne metodat e mesimit dhe te edukimit (1970); "Mbi karakterin kombetar te edukates" (1979); "Rreth edukates qytetare" (1981); "Teoria dhe metodika e edukates" (1985); "Si sillemi, c'zakone ndjekim?" (Rreth edukates qytetare, 1986); "Ke edukojme, si edukojme? (Bashkebisedime per edukaten, 1987); "Edukata me syrin e popullit" (1988); "Per rinine dhe me rinine" (1991); "Edhe engjelli, edhe djalli jane brenda tek i gjalli" (1995); "Dashuria, seksi, studentet e mi" (1999); "Periudha e tranzicionit demokratik dhe psikologjia e shqiptareve" (2001); "Divorci - vrojtime dhe refleksione (bashkautor me dr. Leke Sokoli, 2001); "Pergjigje letrave rinore" (2001) etj. Literatura e pasur qe profesor Beqja la ne arkivin e literatures social- edukative, mbetet nje gur i cmuar jo vetem per studentet e kesaj fushe, por edhe per mbare shoqerine shqiptare.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›