E Diel, 1 Nëntor 2026

I penduari Nuk kam besim te drejtesia

PROCESI/ Ilirjan Sallku eshte derguar dje ne gjykaten e Fierit nen akuzen e refuzimit te deshmise. Ai kerkoi pranine e mediave dhe gjyqtare te pakorruptuar


FIER - I penduari Ilirjan Sallku nuk pranon te deshmoje kunder Famir Eminit i njohur si Ben Qimja dhe Bledar Yzeirit per vrasjen e nenes se Lulzim Cakes si dhe biznesmenit Gjergji Halo. Mohimi i tij per te vijuar me deshmite dhe statusin si i penduar ka bere qe nga ana e prokurorise te akuzohet per refuzim deshmie.


Shkak per qendrimin e Sallkut mesohet te jete fakti qe sipas tij nuk i jane plotesuar kerkesat per mbrojtje te familjes se vet dhe se tashme ai nuk ka me besim te drejtesia.


I denuar me 16 vjet e 6 muaj burg per vrasjen e Genci Muhes u soll dje ne Gjykaten e Fierit nga burgu i Korces. Paraditen e djeshme ne sallen e gjyqit para trupit gjykues te kryesuar nga Roland Jaupaj prokurori Hysen Ajasllari e ka akuzuar Sallkun per refuzim deshmie. Dje u zhvillua seanca e pare gjyqesore.


I pandehuri nuk pranoi avokat duke u shprehur se do te mbrohej vete. Nderkohe perfaqesuesi i akuzes deklaroi se ne dy seancat e 4 shkurtit dhe te 5 majit te vitit 2010 i pandehuri nuk ka pranuar te flase. Ai eshte terhequr per disa ngjarje te ndodhura ne Fier per te cilat ishte deshmitar.


Sipas prokurorit Ajasllari Ilirjan Sallku ka refuzuar te deshmoje per dy ngjarje e pikerisht per vrasjen e biznesmenit te ndertimit Gjergji Halo si dhe per vrasjen e nenes se Lulzim Cakes Xhevries. Per keto dy vrasje jane akuzuar shtetasit Fatmir Emini dhe Bledar Yzeiri te cilet jane te denuar edhe per vepra te tjera penale dhe ku deshmia e Sallkut eshte thelbesore.


Por ndersa ne fillim te hetimeve te nisura per rihapjen e ketyre ceshtjeve Ilirjan Sallku ka preferuar te deshmoje deri ne detaje ngjarjet ne momentin e perballjes me trupin gjykues ai ka hezituar. Per kete ai tashme po ndiqet penalisht nen akuzen e refuzimit te deshmise.


Dje ne Gjykaten e Fierit kur i eshte dhene fjala Sallkut duke iu drejtuar gjyqtarit Jaupaj ka deklaruar se eshte i vendosur te deshmoj krimet per te cilat ka dijeni si dhe te denoncoje korrupsionin ne dyert e gjykatave dhe prokurorise.


Nuk refuzoj te deshmoj por nuk kam besim te gjykata u shpreh Sallku duke vijuar se vendosa te bashkepunoja kundrejt kerkesave te tilla si pranise se medias sigurimin e jetes se familjes si dhe mosfshehjen e kasetave te regjistrimit.


Por kam pare se asnje nga keto kerkesa nuk mu plotesua. Ilirjan Sallku ka pasur statusin e te penduarit por sipas tij nuk e ka pranuar me kjo per arsye se nuk ka besim te drejtesia. Jam gati te deshmoj edhe neser ne rast se me sigurohet prania e medias ne gjykate dhe gjykates te pakorruptuar perfundoi Sallku nderkohe qe ndaj tij do te rendoje akuza e refuzimit te deshmise.


Nderkohe nga ana e policise se pranishme ne sallen e gjyqit nuk eshte lejuar qe media te filmoje apo te beje foto nga kjo seance gjyqesore. Kur nje gazetare tentoi te bente foto me aparatin fotografik punonjes te policise i kane marre aparatin fshire foton dhe me pas i eshte rikthyer perfaqesueses se mediave.


Ende nuk dihet se cilat jane shkaqet e refuzimit te Sallkut per te vijuar deshmite e tij nderkohe qe mesohet se refuzimin e deshmive ai e ka bere per dy ngjarje te cilat jane regjistruar ne gjykate me numrin 248 dhe 249. Te dyja keto ngjarja kane lidhje me vrasjet e kryera nga Fatmir Emini dhe Bledar Yzeiri.


Dosja me numer 248 qe eshte rihapur ne vitit 2008 i perket vrasjes se biznesmenit te ndertimit Gjergji Halo kurse dosja tjeter me numer 249 i perket vrasjes se nenes se Lul Cakes Xhevries. Per te dyja keto vrasje Fatmir Emini dhe bashkepunetori i tij Bledar Yzeiri kane marre denimet perkatese me nga 25 vjet burg.

Më shumë nga Kronika

Të gjitha ›