E Diel, 1 Nëntor 2026

Qeveria e re, Berisha: Ansambli lukunia më i korruptuar në Shqipëri

sali-berishaaaaaaTiranë- Kryeministri ende në detyrë Sali Berisha ka komentuar sërish kabinetin e ri qeveritar bërë publlik vetëm një ditë më parë nga kryeministri i zgjedhur Edi Rama. Sipas Berishës, ministrat e rinj të qeverisë janë të përfshira në afera korruptive. Duke ju referuar takimit të sotëm që ka patur Rama me kabinetin e ri qeveritar, Berisha e cilëson atë: “Dite e shenuar ne historine e Kleptokracise”.

“Të dashur miq, sot Piktori mblodhi në zyrën e tij kabinetin e vet qeveritar që është dhe ekipi më i korruptuar që është instaluar ndonjëherë në Shqipëri. Vet Piktori, përveç aferave si ish-minister i qeverisë Nano dhe Kryetar 20% i bashkisë së Tiranës, është i vetmi kryeministër këto 20 vite në Evrope që ulet në karrigen e kryeministrit me një vile dhe një pallat 5-katësh me burim financiar të panjohur. Ministri i Financave Cani është guvernatori që pasi vodhi apo bashkëvodhi Thesarin e Shtetit dhe pas zhdukjes së tij deklaroi se Banka nuk ka patur në Thesar flori. Ministrit të Shëndetesise Beqja është i vetmi që iu hoq mandati i deputetit sepse me baxhanakun e Piktorit kishte bërë kërdinë me tendera në bashki. Ai ka fallsifikuar mijëra e mijëra pensione për të cilat po ndiqet. Ministri i Brendshem Tahiri është i vetmi deputet me skaf dhe që iu arrestua i ati në flagrancë për kondrabandë ilaçesh dhe e ëma ndiqet për evazion fiskal në shumen 80 mij Euro. Ministri i Ekonomise Ahmetaj është në ndjekje për vjedhjen prej 10 milion Euro që i ka bërë kompanisë Albtelekom me kompaninë e tij private Hermes. Ministri i Mirqenies Sociale, më mirë të themi i mirqenies personale, Erion Veliaj është bërë i famshem si njeriu që me paratë e Mjaft-it ndërtoi një vilë për vete dhe një vilë per Velicen pa firmosur në jetën e tyre ndonjëhere në bordero. Ai më pas për të zhdukur gjurmët e kësaj afere vodhi vet kompjuterin e financave të Mjaft-it. Këto ishin vetem disa nga aferat e disa prej anetareve të “ansamblit lukunia”! Këtij i thonë ndryshim! Përpara drejt Kleptokracise! sb”,- shkruan Berisha.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›