E Diel, 1 Nëntor 2026

Plagoset i riu, mister shkaqet

Vlorë - Një 24-vjeçar mbeti i plagosur në rrethana ende misterioze dy net më parë. Sipas burimeve zyrtare të policisë, Olgert Mustafaraj është goditur me dy plumba në këmbë dhe në krahë dhe gjendja e tij është e rëndë. Marrja në pyetje e të riut ka qenë e pamundur për uniformat blu, ndërkohë që autori i krimit është ende në liri dhe nuk ka akoma një gjurmë për zbulimin e identitetit të tij.

Rreth orës 22:30 të së shtunës, në zonën e Skelës, në lagjen “Pavarësia”, mbeti i plagosur me armë zjarri, 24-vjeçari Olgert Mustafaraj. Menjëherë pas ngjarjes, një automjet BMV X5 e ka shoqëruar të lënduarin për në spitalin e Vlorës, ku i është nënshtruar ndërhyrjes kirurgjikale dhe ndodhet jashtë rrezikut për jetën. 24 orë pas ngjarjes, policia ende nuk kishte përcaktuar nëse plumbat që tejshpuan të riun ishin shkrehur nga një armë automatike apo pistoletë. Madje, uniformat blu nuk kanë mundur të marrin gjatë në pyetje 24-vjeçarin Mustafaraj, për shkak të gjendjes jo të mirë shëndetësore në të cilën aindodhet. Megjithatë, në pyetjet e para të kryera nga blutë, i riu nuk ka pranuar që të japë asnjë detaj lidhur me ngjarjen e rëndë, asnjë motiv dhe asnjë emër. Ndërkaq, në komisariatin e policisë janë shoqëruar disa persona, shokë dhe të njohur të 24-vjeçarit. Pas hetimeve të para të kryera, asnjë detaj nuk është zbuluar, përveç faktit të njohur, se 24-vjeçari është plagosur.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›