Plagoset kryeinspektori. Kreu i PS-se RamaU sulmua se zbatoi ligjin

Nje dite pas konfliktit me simpatizante te LSI-se per ceshtjen e flamujve plagoset me arme drejtori i Inspektoriatit Ndertimor ne Bashkine e Tiranes Ardit Kaja. Dy persona te armatosur pasi kane qelluar mbi Kajen jane larguar me motor. Ngjarja ka ndodhur ne afersi te Bashkise se Tiranes nderkohe qe Kaja po parkonte automjetin e tij tip fuoristrade. Mesohet se personat me kaska ne koke kane qelluar Kajen nga krahu i pasagjerit duke e plagosur ne kofshen e majte.
Kaja eshte derguar me urgjence ne Spitalin Ushtarak te Tiranes. Mjeket jane shprehur se ai ndodhet jashte rrezikut per jeten. Policia ka mberritur ne vendngjarje dhe ka nisur hetimet per zbardhjen. Mesohet se pista kryesore mbetet konflikti i djeshem por nderkohe nuk perjashtohen edhe perplasje te meparshme per shkak te vete pozicionit te te plagosurit
Kaja eshte ish deputet i PS-se pasi ai u zgjodh deputet ne zgjedhje te pjesshme per zonen 19 ne Bulqize pas dorezimit te mandatit nga ana e deputetit Ismail Lleshi me 15 qershor 2002. Kaja fitoi zgjedhjet e pjesshme duke u bere deputet me 2 shtator 2002. Ai ishte kandidat per deputet edhe ne zgjedhjet e vitit 2005 ne zonen 20 ne Bulqize por nuk arriti te fitoje. Kaja u emerua ne postin e drejtorit te Inspektoriatit Ndertimor duke zevendesuar Afrim Qendron ne janar te vitit 2010-te.
Rama U sulmua nje punetor qe zbatoi ligjet
Nderkohe ne spitalin Ushtarak te Tiranes kane mberritur Kryetari i Partise Socialiste dhe Kryetar i Bashkise se Tiranes Edi Rama Kryetari i grupit parlamentar per PS-se Gramoz Ruci dhe deputet te tjere te socialist. Kryetari i PS-se Rama e ka cilesuar kete si ngjarje politike. Ai tha se eshte sulmuar nje punetor i shtetit per shkak se ka bere detyren e tij.
shte qelluar ne mes te Tirane nje punetore i shtetit i cili gjate zbatimit te detyres eshte perballur me dhunen dhe paditurine dhe forcen e plotfuqishme qe me para te vjedhura qe e gjithe Shqiperia e ka pare ka dhunuar dhe ka ndotur qytetin tone me flamuj ne peme ne dem te shendeti tone. Keto nuk shihen ne asnje qytet evropian- tha Rama gjate vizites ne spitalin ushtarak. Kreu i PS-se ka shtuar se forca e tij politike do te respektoje ligjet dhe normat e vendosura. Ne kete rast do te nenvizoje se pavaresisht se PS nuk disponon mjetet e pallogaritshme financiare qe ka pushteti i korrupsionit ne jo vetem qe do kemi flamuj per te vendosur neper shtylla e peme por asnje postier nuk do te ngjisim jashte vendeve te lejuar sepse qytetin e duam te pastes Shqiperine e duam te paster u shpreh kreu i PS-se.
Nje dite me pare
Incident mes militanteve te LSI-se dhe Inspektoriatit Ndertimor dhe Policise Bashkiake per vendosjen e flamujve te Levizjes Socialiste Per Integrim ne rruget sheshet dhe objektet e vendet publike ne kryeqytet. Levizja e Inspektoriatit Ndertimor per heqjen e ketyre te fundit eshte kryer me argumentimin se subjektet e ndryshme politike mes tyre edhe LSI- ja nuk kane marre leje per vendosjen e tyre ne vendet publike.
Redaksia Online
Florenc Stafa