Plagoset me armë 23 vjeçari

Një plagosje me armë zjarri ka ndodhur në orët e vona të mbrëmjes së djeshme në kryeqytet. Një 23-vjeçar është plagosur me pistoletë në rrugën “Vasil Shanto”.
Personi i plagosur është Martin Nanaj nga Fieri, i cili ka marrë një plumb në këmbë, në rrethana ende të panjohura. Nanaj është dërguar me urgjencë për në Spitalin Ushtarak për të marrë ndihmën mjëkesore, transmeton Noa.
Forca të shumta policie kanë shkuar në vendngjarje dhe kanë nisur hetimet. Sipas të dhënave të para, plagosja dyshohet të ketë ndodhur për motive banale. /Indeksonline/