E Diel, 1 Nëntor 2026

Plagoset me armë zjarri 55-vjeçari, autori: Më ngacmoi gruan

policiaTiranë- Një person ka mbetur i plagosur me armë zjarri paraditen e sotme në Kodër Kamëz.

Sipas burimeve zyrtare të policisë, shtetasi Nezir Buci, 55 vjeç është plagosur nga shtetasi Idriz Pitarka, 32 vjeç nga Bathorja. 

Shkaqet e ngjarjes mësohet të kenë lidhje me [retendimin e autorit se i lënduari i kishte ngacmuar bashkëshorten e tij.

I plagosuri është dërguar në Spitalin Ushtarak për të marrë ndihmën e parë mjekësore.

Ndërësa forcat e policisë kanë bërë të mundur arrestimin në flagrancë të autorit të dyshuar për plagosjen.

Në momentin e arrestimit 32-vjeçari kishte edhe armën tip pistoletë e cila u sekluestrua, me të cilën dyshohet se ka kryer krimin.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›