E Diel, 1 Nëntor 2026

Një helikopter amerikan rrëzohet në kufirin ndërkorean

SEUL- Një helikopter i ushtrisë amerikane, pjesëmarrës në manovrat ushtarake në Korenë e Jugut u rrëzua sot pranë kufirit ndërkorean, pa shkaktuar të plagosur.

''Helikopteri, një aparat transporti CH-53 me tre anëtarë e ekuipazhit dhe 13 ushtarë në bord, ka kryer një ulje të vështirë në rajonin Cheolwon, kufi me Korenë e Veriut'', theksoi një zyrtar i ushtrisë amerikane.

Agjencia koreanojugore e lajmeve ''Yonhap'' kishte theksuar më parë se mjeti i aksidentuar ishte një helikopter taktik UH-60 Black Hawk.

Rreth 28 500 ushtarë amerikanë janë vendosur në Korenë e Jugut që prej fundit të luftës së Koreve (1950-53).

(er.nu/ata/BalkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›