Ulja e taksës së makinave në Ekonomi. PD: Fiton qytetari. PS: Për elektorat
Tiranë- Përgjysmimi i taksave për mjetet e përdorura është diskutuar paraditen e sotme në Komisionin Kuvendor të Ekonomisë duke marrë mbështetje vetëm nga mazhoranca.
Në fjalën e tij zv/ministri i Finacave Alfred Rushaj tha se përmes kësaj nisme parashikohen të rriten arkëtimet e të ardhurave. Efekti në buxhet do të jetë 2.5 miliardë Lekë,-tha ai.
Ndërkohë deputetja Mimi Kodheli tha në komision: Ulja e taksave për arsye politike. Nuk ndryshohen taksat në mes të vitit e në fund të mandatit. Erjon Braçe: Më se do të mbulohet defiçiti në buxhet?.
Ndryshimi parashikon përgjysmimin e taksës fikse për karburantin, nga 25 në 12.5 për naftën dhe nga 20 në 10 për benzinën. Formula e llogaritjes së taksës vjetore shumëzon cilindratën e motorit të makinës me koeficientin e vjetërsisë dhe me taksën fikse për llojin e karburantit. Përgjysmimi i kësaj të fundit sjell rrjedhimisht përgjysmimin e pagesës për çdo makinë. Përgjysmimi i taksës vlen edhe për të gjitha mjetet e tjera, pasi në ligj nuk është parashikuar përjashtimi i tyre. Kështu, krahas veturave dhe furgonëve, përfitojnë edhe kamionët apo autobusët.