E Diel, 1 Nëntor 2026

Plagoset me arme zjarri nje qytetar, pas grindjes ne gjendje te dehur

Tirane- Nje person eshte plagosur rende, pas nje grindje ne gjendje te dehur. Ngjarja ka ndodhur dy dite me pare rreth ores 03:00, tek taverna "Daja", ne rrugen e Durresit, ku mbeti i plagosur me arme zjarri Korab Cejku. Nga hetimet e para te kryera nga policia ka rezultuar se, i demtuari ka qene tek taverna "Daja", ku per motive te dobeta dhe ne gjendje te dehur ka debatuar me disa persona, nje prej te cileve ishte edhe Martin Frang Gjinaj, 32 - vjec. Pas debatit mesohet se Gjinaj e ka qelluar ate me pistolete duke e plagosur rende ne trup. Pas kesaj ngjarjeje 32 vjecari eshte larguar nga vendi i ngjarjes, si dhe eshte shpallur ne kerkim policor. Efektivat e policise pas keqyrjes se vendit te ngjarjes, sekuestruan ne cilesine e proves materiale 4 cope gezhoja si dhe disa prova te tjera materiale. Per kete ngjarje specialistet e seksionit Kunder Krimeve ndaj Jetes dhe Shendetit arrestuan dje Adriatik Qarri, 26 vjec, lindur dhe banues ne Kamez dhe Mimoza Sukaj, 40 vjece, lindur ne Lace, lindur ne Lac dhe banuese ne Tirane, nen akuzen e "moskallezimit te krimit". Sipas policise te dy punonjesit kane pasur dijeni per rrethanat e ngjarjes, por nuk iu jane shmangur deklarimeve te tyre. Materialet hetimore i kaluan per hetime te metejshme Prokurorise se Rrethit Gjyqesor Tirane. Gjinaj akuzohet per veprat penale te "vrasjes me dashje e mbetur ne tentative" dhe te "mbajtjes pa leje te armeve luftarake e municioneve". Ndersa ne ngarkim te shtetasve Adriatik Qarri dhe Mimoza Sukaj, rendoje akuzat e "moskallezimit te krimit".


Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›