E Shtunë, 31 Tetor 2026

Plagoset me plumb në kokë 50-vjeçari në Shkodër, arresohet autori

polica-makinaShkodër- Një person ka mbetur i plagosur sot në Shkodër me armë zjarri, ndërsa është bërë edhe arrestimi i autorit.

Ngjarja ka ndodhur paraditen e sotme në qendër të qytetit dhe i plagosuri është 50-vjeçari, Gjergj Bunga. Sipas burimeve poliore Bunga ka pasur njw konflikt me 76-vjeçarin, Pal Prroni, por në debat e sipër ky i fundit ka nxjerrë pistoletwn duke e qëlluar atë në kokë.

Autori i plagosjes nuk është larguar nga vendi i gjarjes, por ka qëndruar aty duke pritur arrestimin nga policia. Në cilësinë e provës materiale është sekuestruar pistoleta që u përdor për plagosjen e 50-vjeçarit si dhe një gëzhojë.

I plagosuri është dërguar në spitalin e qytetit dhe prej andej mësohet se ndodhet në gjendje kritike për jetën.

Ngjarja është shënuar në një nga zonat më të frekuentaura të qytetit, pranë bustit të Isa Boletinit dhe kjo ka shkaktuar panik tek banorët kur kanë dëgjuar të shënën e pistoletës.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›