E Shtunë, 31 Tetor 2026

Plagoset me thike i riu, ne kerkim autori

SHKODER - Nje 27-vjecar, nga Shkodra, u plagos mbremjen e djeshme me thike, pas nje grindjeje te castit, nderkohe qe autori eshte vene ne kerkim nga policia. Burime zyrtare thane se, "27-vjecari Eduard Zefi mbeti i plagosur me thike, pas nje grindjeje te castit, prane kryqezimit te lagjes "Sarreq" te qytetit te Shkodres". Forcat e policise, te cilat mberriten ne vendngjarje, e percollen menjehere te plagosurin ne drejtim te spitalit. Sipas policise, autori eshte identifikuar, nderkohe qe grupet e gatshme, ne bashkepunim me ato te policise kriminale, kane nisur nje operacion te shpejte per kapjen e tij. Mesohet se Zefi ndodhet ne sallen e operacionit ne gjendje te rende per jeten.

R.Ll


Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›