Plagoset me thikë oficeri i policisë

Një oficer policie është plagosur mbrëmjen e sotme me mjete të ftohta në këmbë. Ngjarja ka ndodhur në Durrës, përkatësisht në lagjen nr. 13 në zonën e Plazhit.
Efektivi i plagosur, mësohet se është shtetasi, Rigels Islami, me detyrë në qytetin e Kavajës. Nga hetimet e deritanishme, dyshohet se ai mund të jetë vetëplagosur, shkruan shekulli.
Oficeri i policisë është dërgua menjëherë në spital për kurimin e plagës, ndërsa hetimet për zbardhjen e rrethanave në të cilën ka ndodhur ngjarja kanë nisur./Indeksonline