Protesta kundër kostove të “Brazil 2014"

Dhjetëra mijëra njerëz në më shumë se 10 qytete, përfshirë kryeqytetin, kanë protestuar kundër kostove të mëdha të transportit dhe organizimit të Botërorit 2014-të.
Protestuesit janë përplasur me policinë, pranë Asamblesë shtetërore të Rio de Janeiro-s. Dhjetëra njerëz janë plagosur mes tyre edhe gazetarë. Që atëherë, protestuesit kanë shtuar rebelizmin e tyre, edhe për ushtrim dhune të tepërt nga forcat policisë.
Trazirat nisën javën e kaluar, pas shpalljes për rritjen e tarifave të autobusëve. Por, shqetësimet e demonstruesve shumë shpejt kaluan përtej kostove të transportit, kur përplasjet në Sao Paulo çuan në akuza për përdorim të theksuar force nga policia.
Protestat janë shtuar së tepërmi që prej fillimit të Kupës së Konfederatave, të shtunën, gjë që shihet si një provë përpara Kupës së Botës 2014. Ndërkohë që protestat kishin rritur forcën e tyre gjatë së hënës, demonstruesit në kryeqytet, Brasilia, thyen zonën e sigurisë së lartë të Kongresit Kombëtar, duke u ngjitur në çatinë e strukturës së dizenjuar nga Oscar Niemeyer./Indeksonline