Zhdukja e 6-vjeçares policia kreh zonën në rrezen 4 km

KUKES-Sot plot 11 dite nga zhdukja e vajzes se vogel nga Zapodi i Kuesit, Bleona Mata. Një skuadër e gjurmimit teknik me në krye Nikolin Balën, drejtorin e Krimeve të Rënda pranë Drejtorisë së Përgjithshme të Policisë së Shtetit, ka “zbarkuar” dje në Zapod të Kukësit, zonë në të cilën prej dhjetë ditësh rezulton e zhdukur vajza 6-vjeçare, Bleona Mata. Lajmi konfirmohet nga burime zyrtare të Policisë së Shtetit, të cilat thanë se skuadra e specializuar po ushtron kontrolle në dy zona 4 kilometra afër fshatit Zapod, ku disa ditë më parë u gjet, po atje një vajzë 4-vjeçe, e cila ishte larguar nga shtëpia dhe kishte humbur rrugën duke mos mundur të rikthehej në shtëpi. Burime pranë skuadrës së gjurmimit teknik thanë për gazetën se po kontrollojnë me imtësi për të gjetur vajzën e zhdukur, apo qoftë dhe ndonjë shenjë të saj. Ndërkaq, hetimet për zhdukjen e fëmijës janë përqendruar në disa pista.
Pistat
11 ditë pas zhdukjes së 6–vjeçares janë ngritur edhe pistat e para hetimore. “Dyshimet janë të shumta, por po vazhdojmë kontrollet me shpresën se mos e gjejmë vajzën. Ndaj, drejt Kukësit kemi urdhëruar nisjen e një skuadre të gjurmimit teknik për të bërë kontrollin e dy zonave që ndodhen 4 kilometra larg nga Zapodi”, - tha një zyrtar i lartë i Policisë së Shtetit. Shpresat për gjetjen e Bleonës së mitur janë shumë të vakëta. Kjo për faktin se kanë kaluar mjaft ditë që prej zhdukjes së saj. Një pistë tjetër, që po hetohet është ajo e një rrëmbimi për qëllime të trafikut të organeve. Policia ende nuk ka ndonjë të dhënë konkrete që të përforcojë dyshimet për këtë pistë, por po e heton me intensitet. Zyrtarë të këtij institucioni thanë se nuk kanë në duart e tyre ndonjë material të mbërritur nga Kukësi që ka të bëjë me largimin e vajzës, por nuk kanë përjashtuar mundësinë që dosja për zhdukjen e 6-vjeçares të mbërrijë së shpejti në duart e tyre. Një tjetër element që po hetohet për zhdukjen e Bleona Matës është edhe implikimi i ndonjë të afërmi të familjes. Bleona Mata u zhduk mesditën e 22 majit, ku bashkë me dy shoqet e saj kishte shoqëruar hallën për të kullotur bagëtitë.
(d.b/GSH/BalkanWeb)