Kupa e Konfederatave Brazili kalon ne finale

Është Brazili finalisti i parë i Kupës së Konfederatave në futboll.
Skuadra e drejtuar nga trajneri Luiz Felipe Skolari mundi 2-1 Uruguajin dhe tani pret fituesen e gjysmëfinales tjetër mes Spanjës dhe Italisë.
Uruguaj pati mundësi që të shënonte që në fillim kur fitoi një 11-metërsh, por penalltia u humb nga Forlan. Zhulio Sezar priti.
Brazili goditi menjëherë pas kësaj. Ishte Fred që dërgoi topin në rrjetë pas aksionit të Nejmarit.
Pas pushimit, uruguajanët reaguan dhe gjetën barazimin. Përpjekja e gjatë e kampionëve të Amerikës së Jugut u finalizua nga e majta e Edinson Kavanit.
U duk se ndeshja do të shkonte drejt shtesave dhe se brazilianët mund ta pësonin edhe një herë, por ndodhi ndryshe,
Talenti i kërkuar nga gjithë Europa, Paulinjo, shënoi vetëm pak përpara fundit duke sjellë festë në stadiumin e Belo Horizontes. Tani, skuadra vendase e Skolarit është vetëm një hap larg trofeut të rëndësishëm.