Plagoset ne grabitje biznesmeni durrsak
Elbasan- Grabitja e dhunshme e nje biznesmeni durrsak pese muaj me pare ka cuar ne zbulimin e nje grupi te dyshuarish si autore, nga qyteti i Elbasanit. Policia ka identifikuar dhe shpallur ne kerkim te riun me inicialet A. S., ndersa mendon se bashkepunetore te tij jane edhe dy te tjere. Ata akuzohen se ne bashkepunim kane grabitur biznesmenin C. K., 60 vjec, me banim ne lagjen nr.1 te qytetit te Durresit. Pasi e kane goditur disa here ne koke me sende te forta, i kane marre canten ku mbante 18 milione leke me te cilat do te bente edhe blerjen e lendes se pare, per aktivitetin privat ne fushen e industrise. Ngjarja ka ndodhur rreth ores 07:00 te dates 8 qershor te ketij viti. Biznesmeni C. K. Perfundoi ne spital me plage te renda ne trup dhe pas permiresimit denoncoi grabitjen e nje shume te konsiderueshme lekesh. I moshuari eshte derguar ne spital dhe ka mundur te mbijetoje. Me pas policia dhe grupi hetimor kane marre deshmite perkatese dhe kane ngritur pistat e hetimit. Ne saje te punes hetimore te kryer nga Drejtoria e Policise se Elbasanit, ne bashkepunim me ate te Durresit dhe me prokurorine, u be e mundur te zbulohet njeri nga autoret e kesaj ngjarje, i cili eshte shpallur person ne kerkim. Burime zyrtare thane dje per gazeten "KJ" se dosja po shkon drejt hetimit te plote, por nuk mund te jepnin informacione te detajuara per te mos prishur investigimin e agjenteve. Ngjarja ka ndodhur ne qytetin bregdetar te Durresit, ne nje nga lagjet kryesore, teksa biznesmeni kishte dale nga shtepia per te shkuar ne firmen e tij. Por aty eshte sulmuar nga tre te rinj te moshave nga 20-35 vjec, qe jane larguar se bashku me shumen e parave. Pas hetimeve paraprake, u arrit ne perfundimin se identitet e ndertuara pas deshmise se sipermarresit te demtuar, i perkisnin tre te rinjve nga qyteti i Elbasanit. Diten e djeshme u be shpallja ne kerkim e njerit prej tyre, ndersa nuk jepen te dhena per dy te dyshuarit e tjere.
F. Salliu
F. Salliu