Plagoset një 13 vjeçar

Një 13 vjeçar është plagosur aksidentalisht nga një 13 vjeçar tjetër. Ngjarja ka ndodhur dje rreth orës 19 e 30 minuta në fshatin Osek Hylë e Gjakovës , njofton Policia e Kosovës.
Viktima thuhet të jetë H. Bashkim G..Këtë e ka konfirmuar edhe policia e Kosovës e cila ka dalë menjëherë në vendim e ngjarjes.
“Menjëherë ka reaguar Njësiti Policor Reagues si dhe Njësiti i Hetimeve. Viktima është dërguar në Spitalin Rajonal Gjakovë dhe sipas konfirmimit mjekësor i njëjti kishte pësuar lëndime të rënda trupore në pjesën e kokës, gjendja e tij është e rëndë ku për shkak të plagëve serioze është përcjell urgjent për në QKUK Prishtinë,për trajtim të mëtejmë mjekësor”, thuhet në raportin e policisë.
Sipas hetimeve në vendngjarje,mbledhjes së dëshmive dhe dëshmitarëve, mësohet se incidenti kishte ndodhur në fusha të fshatit Osek Hylë kur viktima ishte goditur me pushkë gjahu nga i dyshuari D. Ali G. 13 vjeç.
“Viktima i dyshuari dhe një person tjetër dëshmitar kanë qenë së bashku në fushë,ndërsa armen e kishin marr nga i dyshuari M.M. (1966),dhe sipas dëshmitarëve shkrepja kishte ndodhur aksidentalisht. Arma është konfiskuar dhe dy të dyshuarit janë shoqëruar në Stacionin Policor Gjakovë,me ç’rast i dyshuari M.M. është arrestuar dhe lidhur me të gjitha veprimet policore është njoftuar Prokurori i shtetit - Prokuroria Themelore në Gjakovë”, thuhet më tej në raportin e policisë.
Njësiti përkatës nga Hetimet Rajonale DRP Pejë do të zhvillojnëhetimin e këtij rasti , në bashkëpunim me Njësitin Hetimor të Stacionit Policor Gjakovë për të zbardhur të gjitha rrethanat e veprës./Indeksonline/