E Diel, 1 Nëntor 2026

Pranga 49-vjeçarit, rrihte sistematikisht nënën 83-vjeçare

 Policia e Shijakut ka ndalur një person 49-vjeçar, i cili akuzohet për dhunë sistematike ndaj nënës së tij 83-vjeçare. Ngjarja ka ndodhur në lagjen e njohur “Sallmone” në Shijak, ndërsa policia ka njoftuar se në pranga ka rënë shtetasi me inicialet N. M.. 

Shkaqet për dhunën e përsëritur kanë qenë debatet që 49-vjeçari ka patur me nënën e tij 83-vjeçare për mosmarrëveshjet mbi pronësitë. 

Pas denoncimit në polici, forcat blu kanë verifikuar pretendimet e të moshuarës dhe më pas kanë kryer arrestimin e të dyshuarit.

N. M. akuzohet për dhunë në familje dhe do të hetohet në gjendje të lirë, ndërsa Gjykata e rrethit të Durrësit do të vendosë për marrjen në mbrojtje të të moshuarës./Indeksonline/

Më shumë nga Kosova

Të gjitha ›