E Shtunë, 31 Tetor 2026

Plagosët një femër në Podujevë

Sot rreth orës 18:30 në fshatin Repë të Komunës së Podujevës, është plagosur me armë zjarri një femër.

Dyshohet se aktin e ka kryer një mashkull i moshës 46 vjeçare, ndërkohë që vajza është e moshës 24 vjeçare.
Rasti për Indeksonlione e ka konfirmuar edhe Policia e Kosovës.

“Policia e Kosovës ka marrë informata se sot rreth orës 18:30 është plagosur në gju një vajzë. Policia e ka shoqëruar për në stacion një mashkull ( 1967), i cili është marrë në intervistë. Prokurori e ka vlerësuar rastin si vrasje në tentativë. Mund të them se e plagosura është jashtë rrezikut për jetë, ndërkohë që po trajtohet në QKUK”, tha zëdhënësja Policisë për regjionin e Prishtinës, Flora Ahmeti.

Sipas burimeve të Indeksonline, plagosja nga ana e policisë është dyshuar të jetë “Shkaktim i rrezikut të përgjithshëm dhe armë mbajtje pa leje”, por pasi që prokurori ka marrë ekspertizën e mjekut e ka ndryshuar raportin duke e quajtur "vrasje në tentativë".

I dyshuari me urdhër të prokurorit është dërguar në mbajtje. /M.B /Indeksonline/
 

Më shumë nga Kosova

Të gjitha ›