Plagoset një grua në Durrës, konflikti mes dy grave për pronë
Një konflikt banal për çështje pronësie ,ka përfunduar me plagosjen e një gruaje në plazhin e Durrësit. Sipas burimeve zyrtare policore njjë 50 vjeçare, F.Herri ka plagosur me armë zjarri shtetasen 45 vjeçare A.Megezmani ,duke e goditur me thikë.E plagosura është dërguar urgjentisht në spitalin e Durrësit, në një kohë që është shoqëruar nëpolici automjeti e krimit. Sipas të dhënave të para policore shkak i ngjarjes ka qenë një konflikt për motive banale, në një kohë që burime nga vendngjarja kanë bërë të ditur se burim i sherrit ka qenë një konflikt pronesie për një sipërfaqe në plazhin e Durrësit. Aktualisht po punohet për zbardhejen e ngjarjes.