E Shtunë, 31 Tetor 2026

Plagoset një polic i SHPK-së në Mitrovicë

Në orët e para të mëngjesit të sotëm, në stacionin policor Jugu në Mitrovicë është plagosur me armë zjarri një polic i Shërbimit Policor të Kosovës.

Autori i sulmit ndaj policisë është një person i moshës 35 deri në 40 vjeçare, i cili pas kontaktit me policët në stacionin policor, papritmas ka nxjerrë revolen dhe ka qëlluar mbi policët e pranishëm.

Këta të fundit i janë përgjigjur të shtënave me armë zjarri duke i shkaktuar sulmuesit lëndime trupore. Ky i fundit si dhe polici i plagosur i SHPK-së gjenden në Qendrën Klinike Universitare në Prishtinë. Policia, e cila bëri publike rastin, tha se hetimet vazhdojnë. 

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›