E Shtunë, 31 Tetor 2026

Premci: Aksion në Lazarat për kanabis

Të gjitha informacionet që sinjalizojnë mbjellje kanabisi do të pasohen me ndërhyrjen e policisë. “Nëse vërtetohet se në Lazarat ka kanabis policia do të hyjë padiskutim brnda në fshat” – tha drejtori i policisë së shtetit, Ahmet Premçi, gjatë konferencës për gradat e reja, proces qe do te ndryshoje sipas ligjit me ndihmën e ICITA e PAMECA. Prenci ka siguruar se asnjë tolerim nuk do te kete për kultivuesit e kanabis sativas. Lidhur me punonjësit e policise, Premci u shpreh se disa punonjës nuk plotesojne kriteret per te qene punonjës policie dhe per te pasur grada. “Kush nuk plotëson kriteret nuk do te punoje me ne polici”, tha ai duke pasur parasysh se ne proces përfshihen 9 700 police. Ahmeti paralajmëroi se pas shpërndarjes se gradave te reja do shihet nese do jete e nevojshme dhe lëvizjet ne rangjet e Drejtorise se Policisë.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›