E Shtunë, 31 Tetor 2026

Anglishtja e Jamarbrit

 

Thonë se është një plan i bukur që ta nxjerrë nga prapambetja turistike. Se kësisoj Bregdeti Jugor do të bëhet si gjithë bota që kërkon të zhvillojë. Banorët e Jugut kanë dëgjuar për të. Vjet, kur u prishën ndërtimet në Jalë, banorët akuzuan se qeveria po përgatit terrenin për zbatimin e Planin e Zhvillimit të Jugut. “Spiuni” hapi planin e Bankës Botërore që drejtohet nga Jamarbër Malltezi, dhëndri i kryeministrit Berisha: “Qeveria e Shqipërisë është e angazhuar të garantojë zhvillim të qëndrueshëm në Bregdetin Jugor ndërkohë që rrit zhvillimet ekonomike dhe krijimin e vendeve të punës. Bregdeti Jugor mbetet kryesisht i pazhvilluar. Ndonëse zhvillimi i pakontrolluar në Sarandë, Ksamil, dhe zhvillimi i rregulluar në mënyrë të pamjaftueshme apo sporadik në Himarë dhe në vende të tjera ka kompromentuar në nivel vendor vlerën e peizazhit, Bregdeti Jugor mbetet potencialisht një vlerë e rëndësishme e zhvillimit ekonomik në nivel kombëtar; dhe në nivel nën-rajonal, një vlerë e madhe e zhvillimit ekonomik të Bregdetit Jugor”,- thuhet në hyrje.

Shumë bukur. Po pushteti vendor çfarë thotë? Agron Sharra, kryetari i Qarkut të Vlorës, nuk është kundra, por thotë se materiali është në anglisht dhe ai duhet kthyer në shqip që të kuptohet se çfarë është. Nuk ka fonde që nuk përkthehet? Janë qindra faqe material, por për këtë projekt ka një investim total prej 38 milionë eurosh. Atëherë, pse nuk bëhet në shqip?

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›