Shfryhet dosja "Kanun", bien akuzat e rënda për organizatën
Shfryhet dosja "Kanun", gjykata hedh poshtë akuzat për organizatë kriminale. Nga 125 vjet burg të dhëna në gjykimin e parë, rishqyrtimi i provave ka çuar në 42 vjet heqje lirie për pesë të dënuarit. Togat e zeza të Durrësit i kanë dhënë fund rigjykimit të çështjes "Kanun", duke dënuar 4 prej të pandehurve me 8 vjet e 10 muaj heqje lirie secilin, ndërsa 7 vjet heqje lirie janë dhënë për një tjetër të pandehur të gjykuar në mungesë. Vendimi ka shmangur edhe sekuestrot të vendosura për pasuritë e të dënuarve. E pakënaqur nga vendimi ka mbetur akuza e çështjes, e cila kishte kërkuar 68 vjet heqje lirie për anëtarët e grupit kriminal "Kanun" në Durrës. Gjyqi i bandës ka zgjatur me vite, duke u shndërruar në një flluskë sapuni. Ndër vite ndaj të pestëve ranë fillimisht akuzat e rrëmbimit të personit dhe trafikimit të armëve dhe lëndëve narkotike, për të vazhduar ditën e djeshme me akuzën për bandë kriminale dhe falsifikim dokumentacioni. Çështja është gjykuar për herë të dytë pas apelimit të mbrojtjes së të dënuarve për shqyrtim të vendimit. Fillimisht, Gjykata e Durrësit kishte dhënë dënimin me 125 vjet burg për pesë të akuzuarit. Gjatë pretencës së riformuluar nga përfaqësuesit e Prokurorisë së Durrësit u kërkua një dënim me 57 vjet më pak, po vlerësimi i provave të administruara gjatë procesit ka çuar në një ulje tjetër të viteve të dënimit për të pestë, duke hedhur poshtë dhe akuzat kryesore që rëndonin ndaj tyre. Trupi gjykues i kryesuar nga Faslli Ceka dhe me anëtarë Shpëtime Pitakun dhe Neritan Tabakun hodhi poshtë akuzën e krijimit të organizatës kriminale dhe falsifikimit të dokumentacionit, duke i shpallur fajtorë vetëm për veprën penale të shfrytëzimit të prostitucionit në rrethana rënduese. Në përfundim të rigjykimit, për Arben Plakun, Arjan Kapën, Rudin Çallikun dhe Leonard Kolgjinin, gjykata vendosi dënimin me 8 vjet dhe 10 muaj heqje lirie për secilin. Ndërkohë, 7 vjet heqje lirie janë dhënë për Agim Kolgjinin, i cili është gjykuar gjatë të gjithë kohës në mungesë. Mungesa e provave ka çuar në hedhjen poshtë të dy prej akuzave që rëndonin mbi të pestë, ndërsa prokuroria ka dalë me kokë ulur nga një çështje që e nisi bujshëm pas arrestimeve të shumta të çështjes "Kanun" në Itali. Apeli e ktheu për rigjykim këtë çështje pas konstatimit të shkeljeve procedurale dhe prej 2 vjetësh ajo ndodhej në Gjykatën e Faktit për rishqyrtim. Prokurorët Flora Reka dhe Tofik Haxhia në pretencën e tyre kërkuan 20 vjet heqje lirie për Arben Plakun nga 25 me të cilat u dënua herën e parë, si dhe 12 vjet për secilin nga 4 anëtarët e tjerë Arjan Kapa, Rudin Çalliku dhe kushërinjtë Leonard e Agim Kolgjini, të cilët ishin dënuar gjithashtu me nga 25 vjet fillimisht.
Arrestimet e anëtarëve të "Kanun" në Durrës erdhën pas denoncimit në Itali nga motrat Miradie dhe Suzana Vuthi, të cilat akuzuan një numër të madh bashkatdhetarësh për shfrytëzim prostitucioni dhe krime të tjera në shtetin fqinj. Operacioni i policisë së Durrësit çoi në pranga Arben Plakun, Arjan Kapan, Rudin Çallikun dhe Leonard Kolgjinin pas dënimit të tyre në mungesë nga gjykata e Durrësit, ndërkohë anëtari i pestë i saj, Agim Kolgjini, u dënua në mungesë. Arjan Kapa i konsideruar si një nga kapot kryesore të organizatës kriminale iu sekuestrua në plazhin e Durrësit bar-restorant-hoteli 5-katësh "Internacional", si dhe disa troje, ndërsa Plakut një apartament. Gjyqi i bandës ka zgjatur me vite, duke u shndërruar në një flluskë sapuni. Ndër vite ndaj të pestëve ranë fillimisht akuzat e rrëmbimit të personit dhe trafikimit të armëve dhe lëndëve narkotike, për të vazhduar ditën e djeshme me akuzën për bandë kriminale dhe falsifikim dokumentacioni.