E Shtunë, 31 Tetor 2026

Plagosi gruan arrestohet

Policia e Korçës ka arrestuar mbrëmjen e së enjtes Romeo Babanin, i cili plagosi tre ditë më parë me mjete të forta dhe të mprehta bashkëshorten  e tij. Babani u arrestua në afërsi të banesës së tij. Autori tre ditë më parë pas një debati me bashkëshortin e tij 25 vjeçaren Esilda Elmazi e ka qwlluar me mjete te forta. 25 vjeçarja u gjet në plagosur rëndë e hedhur në një kosh mbeturinash në afërsi të banesës së prindërve të saj. Bashkwshortja e Romeo Babanit ndodhet në spitalin ushtarak te Tiranes në gjendje kome. Nga hetimet e para rezultoi se 28 vjeçari kishte shkuar në shtëpinë e prindërve të bashkëshortes së tij e ka nxjerrë atë përjashta dhe pas një debati ka ushtruar dhunë mbi të duke e plagosur rëndë. Më pas 28 vjeçari e ka hedhur trupin e saj në një kosh mbeturinash e cila u gjet pas disa orësh nga banorët  e lagjes. Sipas policisë shkak për këtë ngjarje mendohet të kenë qenë konfliktet mes çiftit. 

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›