E Shtunë, 31 Tetor 2026

Ferguson i kenaqet fitores

Manchester United e nisi edicionin e ri të Champions League më mirë sesa e mbylli sezonin e kaluar. Pavarësisht fitores minimale 1-0 përballë Galatasaray-t, “Djajtë e Kuq” i gëzohen tri pikëve të para në Grupin H. Për këtë arsye, trajneri Alex Ferguson i ka të gjitha arsyet përse i gëzohet golit të fitores së Carrick.

“Pas eksperiencës së keqe të vitit të kaluar, e cila ishte e pazakontë për ne, mendoj se kundër Galatasaray-t fitorja ishte gjëja që kishte më shumë rëndësi. Megjithatë, United luajti mjaft mirë dhe kjo është diçka tjetër që na kënaq, pasi ky nuk është vetëm një klub futbolli, por edhe një markë që njihet botërisht. Fitorja na kënaq dhe tani presim me interes sfidën e dytë kundër Cluj, që fitoi në fushën e Bragës”.

Në anën tjetër, edhe trajneri i Galatasaray-t, Fatih Terim iu referua sfidës tjetër të grupit, ku CFR Cluj befasoi.

“Cluj dha një mesazh të mirë, pasi pas hedhjes së shortit të gjithë mendonin se ky ishte një grup i lehtë. Tashmë, të gjithë e kanë të qartë se të gjitha skuadrat janë të rrezikshme dhe duhet të tregojmë kujdes, pavarësisht se kunder cilit kundërshtar luajmë”.

Kampionët e Turqisë kanë pasur shanset e tyre në sfidën me Manchester United, ndërsa mbrojtësi Vidic ka pranuar se gjyqtari duhej të kishte akorduar edhe një 11-metërsh në favor të Galatasaray-t.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›