E Shtunë, 31 Tetor 2026

Plagosi policin, dorezohet 19-vjecari

Durres- Dorezohet ne polici 19-vjecari i dyshuar per plagosjen e policit te Komisariatit Diber dhe mikut te tij, ne nje nga lokalet e Durresit kater dite me pare. Armando Lama eshte paraqitur ne komisariat pas kerkimeve te shumta policore, per krimin e "tentatives se vrasjes" dhe "armembajtjes pa leje". Teksa eshte shfaqur para godines, adoleshenti ka kerkuar qe te ndalohet pasi eshte ai njeriu qe kerkohet per sherrin qe perfundoi me dy te plagosur. Ngjarja ndodhi ne lagjen nr. 12, brenda ambienteve te lokalit "Golden", perballe repartit te Zjarrfikeses. Lama akuzohet se ne bashkepunim me Alban Mance dhe Amarildo Gjerka, aktualisht te arrestuar, kane tentuar te vrasin me pistolete kamerierin e lokalit Ermal T. Gjate sherrit dhe debatit per origjinen, mbeten te plagosur me pistolete Vlash Ashiku dhe Shehad Muda, 27-vjec, te cilet ne ate moment ndodheshin ne ambientet e ketij lokali. Policia beri te ditur se nga hetimet e para rezulton qe ngjarja te kete ndodhur pas nje sherri per motive te dobeta, mes tre personave dhe kamerierit.

E. A


Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›