E Shtunë, 31 Tetor 2026

Rrihet pas faljes, myftiu i Pukes

Puke- Nje sherr banal qe ka nisur ne rruget e qytetit te Pukes, me fyerje te ndersjellta ka cuar ne nje akt vandal, qe ka shokuar qytetaret. Myftiu i Xhamise se ketij qyteti eshte rrahur barbarisht nga dy persona qe u shpallen ne kerkim. Gezim Kopani, 26 vjec, i njohur edhe si nje nga mbeshtetesit me aktive te kreut te sapozgjedhur te Komunitetit Mysliman Shqiptar, Selim Muca, ka perfunduar ne spital me plage ne trup dhe fytyre. Te dyshuarit sipas Policise se Shkodres, jane Ylber Smakaj, nga Fushe Arrezi, i ndaluar dhe me pas i liruar nga uniformat blu dhe Ermal Prengaj, nga Tropoja, i shpallur ne kerkim. Denoncimi eshte bere nga vete Kopani pak minuta pas krimit, ndersa ka deshmuar se u sulmua nga agresoret, sapo kishte falur namaz ne Xhami.

Burime zyrtare te Policise se Shkodres thane se ngjarja ka ndodhur rreth ores 20:00 te se enjtes, ne qender te qytetit te Pukes, teksa Gezim Kopani dilte nga xhamia. "Myftiu eshte sulmuar nga dy te rinj me te cilet kishte pasur konflikt me pare, dhe jo per shkak te detyres", tha zedhenesja e policise diten e djeshme. Dy agresoret Ylber Smakaj, 31 vjec dhe Ermal Prengaj, 19 vjec, i jane afruar 26-vjecarit Kopani dhe ndersa kane shkembyer fyerjet e radhes, ka nisur edhe perleshja. Kalimtare te shumte u bene deshmitare te ngjarjes qe i ka shokuar, pasi myftiu ishte nje person mjaft i njohur ne qytet. Ndersa e kane qelluar me grushte, shkelma dhe sende te forta, si dru dhe gure, te dyshuarit jane larguar nga vendngjarja para se te mberrinte grupi i gatshem i komisariatit. I demtuari eshte derguar menjehere ne spital, ku mjeket vune re fraktura ne fytyre dhe pjese te trupit, por pa rrezik per jeten. Menjehere pas mjekimit myftiu i eshte drejtuar komisariatit per denoncim. Mengjesin e dites se djeshme eshte bere shoqerimi i te dyshuarit Ylber Smakaj, nga Fushe Arrezi, i cili ka pretenduar se Kopani i kishte fyer i pari dhe shkak i ngjarjes, nuk ishte bere detyra e tij. Pasi ka liruar 31-vjecarin, policia shpalli ne kerkim edhe Ermal Prengajn, nga Tropoja, te cilesuar si te dyshuarin kryesor per keqtrajtimin. Vete myftiu ka deshmuar 10 minuta pas ngjarjes, se sapo kishte falur namaz ne Xhami dhe kishte mbyllur deren, kur eshte gjendur nen bresherine e grushteve e shkelmave te kundershtareve. "Ndaj dy te rinjve, ka nisur hetimi per veprat penale te "demtimeve te tjera me dashje" dhe "fyerje", ndersa vijojne kerkimet per te dyshuarin e dyte", thane zyrtare te policise.

R. Llazari


Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›