Ndoka: Edhe për votimin e qeverisë mund të ketë rrjedhje të votave nga opozita
TIRANE-‘Edhe për qeverinë mund të ketë rrjedhje të votave të opozitës në Parlament, por aksioni politik opozitar nuk është i bazuar në numra”. Kështu u shpreh Nard Ndoka i PDK, në rubrikën ‘Opinion” në tv News24, i ftuar nga gazetari Denis Minga.
Sipas Ndokës kjo nuk është e frikshme sa është trafikimi dhe blerja e votës, si në kohët e kaluara.
“Ajo që unë do e konsideroja të dëmshëm është nëse se do kishte një trafikim të votave sic e patëm në këto zgjedhje, pra të mos kemi një tendencë të blerjes së votës në Kuvendin e Shqipërisë”.
Mandej Ndoka, deputet në këtë legjislaturë thekson se votimi i Ilir Metës si kryetar i parlamentit dhe nga deputetë të opozitës nuk duhet bërë tragjike për disa arsye.
“Unë nuk besoj se votat u blenë për zgjedhjen e kryetarit të parlamentit, por ishte mungesë përgjegjësie e deputetëve të vecantë. Nëse një mazhorancë është e hapur dhe demokratike do ishte mirë që të paraqiteshin disa kandidatë alternativë dhe në këtë rast nuk pati. Prandaj kjo humb vlerën e votës në parlament”.
Nard Ndoka theksoi se rëdësi për opozitën më shumë se numrat ka misioni që ajo do kryejë.
“E rëndësishme për opozitën sot është të jetë një pasqyrë reale për këtë mazhorancë, që kjo mazhorancë të shohë gabimet e veta dhe të saj, për faktin se kemi një mazhorancë që ka ardhur në pushtet prej premtimeve demagogjike, hapja e vendeve të punës, shëndetësi falas, pa taksa, etj”.
(d.b/BalkanWeb)
Lidhje te tjera Duka: Rrjedhja e votave për Metën preferencë, jo ‘përcarje’.