E Diel, 1 Nëntor 2026

Trafiku i 56 kg heroine 31 vjet burg

TIRANE - Gjykata per Krimet e Renda eshte njohur pak dite me pare me konkluzionet perfundimtare te prokurorise per dosjen ne ngarkim te Alban Hamzallarit dhe Pellumb Peqinit te akuzuar per trafikim heroine nga Turqia drejt Shqiperise. Para gjykates prokuroria kerkoi deklarimin e tyre te fajshem si dhe denimin me 16 vjet heqje lirie per te pandehurin Hamzallari dhe 15 vjet heqje lire per te pandehurin Peqini. Sipas organit te akuzes dy te pandehurit kane qene te perfshire ne trafikimin e nje sasie prej 56.5 kilogramesh lende narkotike e llojit heroine nga Turqia me destinacion vendin tone ne vitin 2004. Sasia e droges u kap dhe bllokua ne kufirin bullgaro-turk me 8 nentor te ketij viti. Sipas prokurorise kryesor ne trafik ishte i pandehuri Hamzallari ndersa Peqini kishte rol te dores se dyte. Ne kete proces mbi te pandehurit rendojne akuzat e organizimit financimit te trafikut te lendes narkotike ne bashkepunim mbajtjes pa leje te municioneve luftarake falsifikimit te akteve te gjendjes civile dhe mbajtjes pa leje te armeve te gjuetise.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›