Plagosja e Denis Dollapit arrestohet autori i katert
Ai njihet si perkrahes i kengetarit Rigels Rajku i njohur si Noizy dhe per kete shkak ka qene pjesemarres dhe autor ne plagosjen e Denis Dollapit 9 muaj me pare ne Tirane. Pas incidenteve te vazhdueshme policia ka shoqeruar disa persona nga dy grupet rivale te rrepit per te dhene shpjegime rreth konfliktit qe kengetaret Stresi e Noizy. Pas arrestimit te djeshem numerohen 4 te prangosur per plagosjen e Denis Dollapit i cili eshte ende ne koma ne spital pasi u qellua me thike
ne nje lokal. Denis Dollapi mbeshtetes i kengetarit Arkimed Lusha i njohur ne art si Stresi u sulmua nga tre persona te grupit rival OTR qe jane ne mbeshtetje te kengetarit tjeter Rigels Rajku i njohur si Noizy. Te rinjte tentuan ta vrasin adoleshentin me thika por Denis Dollapi mbijetoi edhe pse ende nuk arrin te flase dhe te levize nga krevati. Per kete ngjarje Policia e Tiranes mundi te arrestoje gjate nje operacioni te koduar OTR njesoj si grupi i rrepit ku benin pjese autoret e dyshuar dy vellezerit Bexhet dhe Rigers Kruda 20 dhe 21 vjec. Ne muajin dhjetor te vitit te kaluar policia arrestoi edhe autorin e trete te plagosjes se rende te Denis Dollapit qe sipas burimeve eshte 20-vjecari Orjal Alla. I katerti i akuzuar per vrasje te mbetur ne tentative eshte Xhevahir Gashi i cili u kap ne rrugen Besa prane shtepise se tij ne zonen e njohur si Frigoriferi ne Tirane. Burime zyrtare nga policia thane se kater personat e arrestuar per sulmin ndaj 20-vjecarit Denis Dollapi akuzohen se kane kryer vepren penale te vrasjes me dashje te mbetur ne tentative e kryer ne bashkepunim. Ngjarja per te cilen ata akuzohen ka ndodhur me 25 prill 2010 kur sherri mes te rinjve ka nisur fillimisht ne nje lokal prane gjimnazit Sami Frasheri dhe ka perfunduar ne Bulevardin Zogu i Pare kur eshte goditur dhjetera here me thike Denis Dollapi. Ngjarja e rende u pasua edhe nga nje tjeter konflikt i armatosur ne shenje hakmarrjeje per te plagosurin nga djali i xhaxhait te tij Jetnis Dollapi i cili kercenoi me arme perpara Pallatit te Kongreseve se do te vriste kengetarin Noizy. Tre pjesetare te grupit TBA nje nga te cilet Jetnis Dollapi tashme i arrestuar nxori nga xhupi nje automatik dhe e drejtoi nga 4 pjesetare te grupit OTR. Fillimisht ai qelloi me arme ne drejtim te makines nga e cila kishte zbritur Noizy.
ETLEVA DELIA