KQZ: Numerimi i votave, nga studentet Rozeta Rapushi
Komisioni Qendror i Zgjedhjeve po trajnon studente, qe ne zgjedhjet lokale te 8 Majit, te angazhohen ne procesin e numerimit te votave. Kryetari i Komisionit Qendror Zgjedhor, Arben Ristani, tha dje se ne kete menyre, do te mundesohet qe procesi i numerimit te kryhet nga studente te trajnuar dhe te kualifikuar, jo nga militante partiake. Kete pohim, kreu i KQZ-se e beri gjate nje takimi me studente te Universitetit "Aleksander Xhuvani" ne qytetin e Elbasanit. "Komisioni Qendror i Zgjedhjeve eshte shume i interesuar fillimisht qe te nxise votuesit te marrin pjese ne votime ne zgjedhjet e pushtetit lokal te 8 Majit 2011. Nderkohe qe synojme nga ana tjeter, te trajnojme sa me mire studente te shumte, t'i certifikojme ato ne kete proces trajnimi dhe me pas t'jua propozojme partive politike per t'i zgjedhur ne procesin e numerimit te votave", pohoi dje kreu i KQZ-se. Kjo sipas Ristanit, si nje menyre efektive qe ne zgjedhjet e ardhshme, procesi i numerimit te votave te kryhet nga studente te kualifikuar dhe jo militante partiake. Ai sqaroi se prej kohesh, stafi i KQZ-se ka nisur trajnimin e studenteve qe do te behen pjese e administrates zgjedhore per zgjedhjet ne prag. I pyetur per nje bojkot te mundshem te anetareve te Komisionit Qendror te Zgjedhjeve, te propozuar nga opozita ne mbledhjet ne vijim, kreu i ketij komisioni tha se "ky skenar ka pak mundesi te ndodhe". Ndonese ne mbledhjen e fundit, tre anetaret e propozuar nga opozita ne KQZ si nenkryetarja Deshira Subashi dhe anetaret Pandeli Varfi dhe Artan Laze, nuk moren pjese ndonese po votohej per buxhetin e KQZ-se per zgjedhjet e 8 Majit. Nga ana tjeter, kreu i KQZ-se foli dje edhe per shperndarjen e buxhetit te komisionit per zgjedhjet ne prag, duke pranuar publikisht se do te blihen rreth 2 mije kuti te reja dhe se infrastruktura zgjedhore do te jete ne perputhje me kodin elektoral. Kutite do te blihen, pavaresisht faktit se procesi i djegies se fleteve te votimit po vijon dhe kutite u boshatisen, pasi sipas Ristanit nje pjese e konsiderueshme e kutive, jane shume te perdorura nga zgjedhjet e shkuara. Djegia e fleteve nga ana e KQZ-se, u realizua ne respekt te zbatimit te nenit 178 te Kodit Zgjedhor, pavaresisht debateve te ashpra dhe ngercit ende politik ne lidhje me transparencen zgjedhore dhe hetimin e zgjedhjeve parlamentare te 28 Qershorit 2009. Ne ditet ne vijim, ne lidhje me procesin e ardhshem elektoral, KQZ do te hedhe shortin per anetarin e shtate te Komisionit Zonal te Administrates Zgjedhore (KZAZ) si dhe do te shpalle menjehere rezultatin e ketij shorti ne baze te procedures se hedhjes se tij. Mbledhja do te zhvillohet diten e neserme.