Përleshja në Korçë, arrestohet 33-vjeçari

Policia e Korçës ka bërë të mundur arrestimin e autorit të ngjarjes së djeshme ku një i ri u qëllua për vdekje dhe 4 të tjerë u plagosën.
Burime nga policia e Korçës bënë me dije se është arrestuar 33-vjeçari Erjon Mukadezi i cili mbrëmjen e djeshme qëlloi me armë zjarri 5 të rinj në një qendër bastesh.
Ngjarja e rëndë ka ndodhur në lagjen “Radanec” në një qendër bastesh ku 33-vjeçari Erjon Mukadezi pas një sherri me disa të rinj ka marrë armën dhe ka qëlluar drejt tyre duke lënë të vdekur 22-vjeçarin Mikel Tepexhi dhe ka plagosur dy vëllezërit Denis dhe Emiljano Meminin, Kastriot Shypin dhe Ermal Demollin.
Menjëherë të plagosurit janë dërguar në spital ndërsa mësohet se gjendja shëndetësore e dy vëllezërve Memini është kritike.