E Shtunë, 31 Tetor 2026

Plagosja e shefit të krimeveFitim Alla në Gjykatë:Isha i dehur

TIRANE- Fitim Alla, 19 vjeç, Vilson Milkurit, 18 vjeç dhe Edison Lleshi, 17 vjeç ndodhen në Gjykatën e Krimeve të Rënda për të marrë masën e sigurisë pas arrestimit për akuzën e vrasjes së mbetur në tentativë të shefit të krimeve të Rënda të Burrelit, Musa Skura.

Fitim Alla, 19 vjeçari i cili akuzohet drejtëpërdrejtë se ka qëlluar në drejtim të komisarit është shfajësuar para gjyqtarëve duke thënë se “kam qenë i dehur dhe nuk mbaj mend”. Fitim Alla akuzohet për "vrasje të mbetur në tentativë" dhe" armëmbajtje pa leje".

Ndaj Fitim Allës Gjykata e Krimeve të Rënda dha masën e arrestit "Burg". Për Edison Lleshin, avokati kërkoi moskopetencë nga Gjykata e Krimeve të Rënda pasi Edisoni është i mitur dhe nuk akuzohet për tentatviën e vrasjes. Kërkesa u hodh poshtë dhe Gjykata e Krimeve të Rënda dha masën e sigurisë "arrest me burg"
 
PLAGOSJA ME 13 JANAR
Musa Skura, 48 vjeç, baba i 3 fëmijëve u plagos gjatë një operacioni për arrestimin e disa të kërkuarve pasditen e 13 janarit.  Të dielën rreth orës 18.35, Komisariati i Policisë së Matit, kishte organizuar një operacion, për të goditur një rast të shitjes së municioneve luftarake, me qëllim kapjen në flagrancë të autorëve të dyshuar në vendin e quajtur Përroi i Keçit në fshatin Suç.  Gjatë operacionit  njëri prej të rinjve ka qëlluar me armë zjarri automatik, duke plagosur Musa Skurën. Nga ndërhyrja e forcave të tjera pjesëmarrëse në operacion u bë i mundur kapja e shoqërimi në Komisariat i autorëve të dyshuar: Fitim Hashim Alla 19 vjeç, banues në fshatin Rripe të rrethit Mat, Vilson Petrit Milkurti 18 vjeç, banues në fshatin Suç të rrethit Mat dhe 2 autorëve të tjerë të dyshuar për përfshirjen në veprimtarinë kriminale të shitjes së municionit luftarak, përkatësisht, Edison Sinan Lleshi, 18 vjeç, si dhe shtetasi me inicialet A. Ll. 15 vjeç, që të dy nga fshati Dom, rrethi Mat. Po ashtu u shpall në kërkim e shtetasit Riza Xhemal Barçi, drejtues i mjetit furgon përmes të cilit është transportuar municioni luftarak.

(sg/shqiptarja.com)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›