Sulmi ndaj Mishgjonit, Unioni i Gjyqtarëve: Dhunë ndaj sistemit të drejtësisë
TIRANE - Unioni i Gjyqtarëve të Shqipërisë ka reaguar në lidhje me sulmin e djeshmën me acid ndaj gjyqtarës së Vlorës, Mirela Mishgjoni. Në një deklaratë për mediat Unioni i Gjyqtarëve u shpreh se dhuna e djeshme ndaj gjyqtares përbën një zgjatim të dhunës ndaj sistemit të drejtësisë.
Unioni i Gjyqtarëve të Shqipërisë ka përsëritur apelin se qasja aktuale ndaj gjyqësorit frymëzon vetëm akte kriminale dhune e urrejtje ndaj tij, por nuk inkurajon një drejtësi në veprim e përmirësim të vazhdueshëm.
DEKLARATA E PLOTE E UNIONIT TE GJYQTAREVE
“Unioni i Gjyqtarëve të Shqipërisë përjetoi me keqardhje të thellë e trishtim të jashtëzakonshëm sulmin kriminal e barbar ndaj koleges së Gjykatës së Vlorës, gjyqtares Mirela Mishgjoni. Ky akt i shëmtuar është në vazhdën e sulmeve ndaj njërëzve të gjyqësorit, të frymëzuara nga një klimë verbërisht armiqësore ndaj tij, një provë e pasigurisë dhe e kushteve të vështira në të cilat punojnë gjyqtarët shqiptarë.
Dhuna e djeshme ndaj gjyqtares Mishgjoni përbën një zgjatim të dhunës verbale ndaj sistemit të drejtësisë, që sot përballet me sfida e vështirësi të panumërta. Unioni i Gjyqtarëve të Shqipërisë gjen rastin të përsërisë apelin se qasja aktuale ndaj gjyqësorit frymëzon vetëm akte kriminale dhune e urrejtje ndaj tij, por nuk inkurajon një drejtësi në veprim e përmirësim të vazhdueshëm.
Vetëm mbështetja për gjyqësorin, ndërtimi i besimit të publikut tek drejtësia janë në kahjen e duhur të zhvillimit të shoqërisë e vendit. Kjo mbështetje nuk duhet të jetë formale e në letër, por e vërtetë dhe e pakushtëzuar. Shoqëria shqiptare është një shoqëri në tranzicion, me probleme të mprehta sociale, zgjidhja e të cilavë është një barrë e vështirë për gjyqësorin, nga ku jo çdo pritshmëri mund të rezultojë legjitime”.
Redaksia online
(eç/shqiptarja.com)