Plagosja e trefishtë në Durrës, policia shpall në kërkim autorët

Durrës, 8 shkurt, NOA Update Plagosja e
trefishtë dje në mbrëmje në Durrës, ndodhur në afërsi të lokalit Taverna Da
Silvano, është shoqëruar me një aksion policor për kapjen e personave të cilët
dyshohen si autorë të saj. Të shpallur tashmë në kërkim nga policia, ata mësohet
se janë Gjovalin Paluca, 33-vjeç, lindur dhe banues ne qytetin e Lezhës e Gjergji
Tushaj, 46-vjeç, lindur e banues në qytetin e Korçës.
Po nga hetimet paraprake, rezulton se ngjarja është
shkaktuar si rezultat i një konflikti të filluar në lokal për motive të dobëta.
Materialet për veprën penale të Tentativë vrasje
me dashje, iu kaluan për ndjekje prokurorisë së Durrësit.
n.e/NOA