E Shtunë, 31 Tetor 2026

Analiza e gjykatave, Spahiu: Puna juaj e mangët, pengon integrimin në BE

Tiranë, 8 shkurt, NOA Një sistem gjyqësor efiçent
paraqet një nga kushtet kryesore  për
integrimin e afërt të vendit në Bashkimin Evropian, prandaj gjykatat duhet të
plotësojnë me çdo kusht kërkesat e vendosura prej tij.

Një fakt të tillë e ka bërë me dije nënkryetari
i Këshillit të Lartë të Drejtësisë, Kreshik Spahiu, gjatë fjalës së mbajtur në analizën
vjetore të gjykatave.

Sipas tij, tre janë kërkesat kryesore për përmirësimin
e punës në gjykata, ku e para ka të bërë kryesisht me atë të plotësimit të
kushteve për një infrastrukturë të duhur të tyre.

Nevoja për një infrastrukturë më të mirë, ku
gjyqtarët të mos marrin vendime në salla të vogla, i shtohet asaj për rroga më
të larta në mënyrë që gjyqtarët të mos kërkojnë ryshfete si edhe nevojës për më
shumë siguri ndaj gjyqtarëve, jo vetëm gjatë punës por edhe në jetën e tyre
private, kanë qenë tre kërkesat e renditura nga numri dy i KLD-së, për punën
me efiçent sipas tij për sistemin e drejtësisë në tërësi.

Është bindja e të gjithë se drejtësia është
standard për hyrjen në Bashkimin Evropian, por edhe këto që përmenda janë
kushte për këto standarde. Në një demokraci të konsoliduar demokracia funksion
nga ligjet dhe ligjet zbatohen nga gjyqtarët, theksoi Spahiu lidhur me një
fakt të tillë.

Në fund, duke folur për gjykatat në veçanti, Spahiu
tha se Gjykata e Tiranës është gjykata më e varfër jo vetëm në Shqipëri dhe në
Evropë por edhe në shumë kryeqytete të Afrikës së Veriut dhe Amerikës Latine,
edhe pse ka arkëtuar më shumë se të gjitha gjykatat e tjera të vendit.

n.e/NOA

Më shumë nga Kronika

Të gjitha ›